Zaev: Ndërgjegjësim më i lartë qytetar për nevojat e romëve


Kryeministri Zoran Zaev dje në pjasëmarrjen e tij të mbrëmshme në Manifestimin për Ditën Ndërkombëtare të Romëve ka thënë se Komuna e Shuto Orizares është Komuna e vetme në botë ku shumica e qytetarëve janë rom dhe gjuha rome është gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedone.

Zaev  gjithashtu ka thënë se  që nga viti 2001 janë bërë ndryshime kushtetuese dhe romët janë popull i barabartë në Republikën e Maqedonisë.

“Jami përballur vitin e kaluar për ndërtimin e Maqedonisë në një shoqëri për të gjithë, me të drejta të barabarta dhe me përgjegjësi para ligjit. Dhe jam ndjerë krenar me këto dobi me të cilat sigurisht jeni krenar edhe ju, që nuk ishte e lehtë ta vendosnim si qëllim e as të vihet deri te ai”, ka thënë Zaev.

Ndërsa ka shtuar  se Dita Ndërkombëtare e Romëve, 8 Prill përveç se është shënim i kulturës rome, gjithashtu është e ditë për vetëdijen e qytetarëve, si dhe ky model pozitiv i Republikës së Maqedonisë është shembull në regjion.