Zaev: Kjo është një ditë historike, siguruam një stabilitet afatgjatë për vendin


Kjo është një ditë e madhe, ditë historike për të gjithë qytetarët tanë. Sot, aleanca më e madhe e sigurisë në botë, NATO, na tha mirë se vini. Sot u ulëm krah për krah me aleatët tanë, në të njëjtën tryezë, në të njëjtën Aleancë.

Këtë në profilin e tij në Fejsbuk e shkroi kryeministri Zoran Zaev pas nënshkrimit në Bruksel të Protokollit për pranimin e Maqedonisë në NATO.

“Jemi të lumtur, dhe duhet që të jemi të lumtur, sepse siguruam stabilitet afatgjatë për vendin tonë. Siguruam siguri dhe paqe. Progresi dhe zhvillimi tani janë të pandalshëm. Brezat tanë dhe fëmijët e brezave tanë do të jetojnë më mirë, në vendin edhe në rajonin që  rrezatojnë shpresë. Urime, duhet të  jemi krenarë”, shkroi kryeministri Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.