Zaev: Investimet nga Japonia të mirëseardhura dhe të sigurta në vend


Afaristë nga biznes delegacioni japonez, që ndodhet për vizitë treditëshe në vend në takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe ekipin ekonomik qeveritar, u interesuan për kushtet afariste, perspektivat për rritje të ekonomisë së vendit si dhe për politikat e mbështetjes së investimeve dhe konkurrencës së kompanive, informoi sot shërbimi qeveritar për shtyp.

“Indikatorë stabil ekonomikë dhe anëtarësimi në NATO janë mbështetja e fuqishme se investimet tuaja janë të mirëseardhura dhe të sigurta në vendin tonë”, porositi Zaev në takimin me ministrin shtetëror për Ekonomi, Tregti dhe Industri në Qeverinë e Japonisë, Joshihiro Seki, i cili e kryeson delegacionin afarist japonez.

Kryeministri Zaev theksoi se këtë vit me Japoninë mbushim 25 vite nga vendosja e relacioneve diplomatike mes dy shteteve dhe e potencoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral dhe rëndësinë e mbështetjes që Japonia me vite ia ofron vendit tonë si një nga donatorët më të mëdhenj bilateral në disa projekte me interes për qytetarët tanë. Kryeministri Zaev, thuhet në kumtesë, shprehi mbështetje të fuqishme për bashkëpunimin e Japonisë me vendet nga Ballkani Perëndimor.

“Bashkëpunimi ekonomik me Japoninë për vendin tonë është me shumë rëndësi posaçërisht që për herë të parë kemi delegacion afarist i cili ndodhet për vizitë treditëshe në vendin tonë. Më gëzon fakti që vendin tonë e njihni si destinacion stabil afarist dhe jeni këtu për t’i hulumtuar mundësitë investuese. Vendi ynë po bëhet destinacion serioz biznesi për shumë investime të huaja. Vitin e kaluar patëm nivel rekord të ulët të investimeve të drejtpërdrejta prej 625 milionë eurove, ndërsa këtë vit në tremujorin e parë shënojmë rritje të BPV-së prej 4,1 për qind. Vendi ynë është në vendin e 10-të të rang listës së Duing Biznis të Bankës botërore. Këto indikatorë stabil ekonomikë së bashku me anëtarësimin tonë në NATO duhet të jenë mbështetje e fuqishme se investimet tuaja janë të mirëseardhura dhe të sigurta në vendin tonë”, tha kryeministri Zaev.

Me ministrin shtetëror Seki i konfirmuan mundësitë e shkëlqyeshme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve, vizitën e e delegacionit afarist japonez në vend e cila ndodhë për herë të parë e cilësuan si hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së këtij qëllimi. Zaev dje organizoi pritje dhe darkë për delegacionin afarist japonez ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe ministrja pa resor e angazhuar për investime të huaja, Zorica Apostollova.