Zaev: Gruevski që në vitin 2012 e ka pranuar emrin “Maqedonia e Epërme”

Kryeministri Zoran Zaev në emisionin “E vërteta” ka theksuar se VMRO-DPMNE po tregon patriotizëm të rrejshëm, pasi që siç tha që në vitin 2012 ish kryeministri dhe ish kryetar i kësaj partie Nikolla Gruevski është pajtuar që vendi ynë të merr emrin “Maqedonia e Epërme”.

“Në vitin 2012 dhe 2013 ish kryeministri Nikolla Gruevski ishte pajtuar që vendi jonë të merr emrin “Maqedonia e epërme”, por Greqia e kishte refuzuar pasi që ka qenë e provokuar nga projekti “Shkupi 2014” tha Zaev. Ai madje theksoi se këto informacione i ka nga përgjimet. I pyetur se pse nuk i ka publikuar, Zaev tha se këtë pjesë nuk e ka publikuar për shkak se nuk ka dashu që ta dëmtoj procesin dhe pozicionin negocues të Maqedonisë./Nezavisen