Zaev: Është çështje ditësh kur do të ndodh biseda me Tsipras

Në pyetje janë ditë që të ndodh biseda telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë dhe të Greqisë dhe për momentin ende krijohen rrethana që të realizohet kjo.

Këtë e porositi kryeministri Zoran Zaev në margjinat e konferencës përfundimtare të projektit Rrjeti 23+ kapitulli 23: Kutia e Pandorës ose çelës për qeverisje të mirë?, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë deri ku janë bisedimet me Aleksis Ciprasin, por edhe duke e komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias se është koha që të thuhet një “po” ose “jo” e madhe në procesin e negociatave.

Lidhur me deklaratën e Koxiasit se janë në lojë tre propozime Republika e Maqedonisë Veriore, Republika e Maqedonisë së Epërme dhe Republika e Maqedonisë së Re, Zaev u përgjigj beson që procesi është nga fundi dhe se fundi do të jetë i lumtur dhe i suksesshëm.

“Të mos flasim me detaje për atë, ende krijohen rrethanat që të realizohet biseda telefonike. Në pyetje janë ditë. Pasi që do të ndodh qytetarët do të informohen për atë edhe për përmbajtjen e saj” tha kryeministri i Maqedonisë.

Ai nuk deshi që të komentojë nëse janë në lojë zgjidhje të reja kreative të cilat dje në një intervistë për Kanal 5 i parashtroi Artan Grubi nga BDI-ja, Republika e Maqedonisë e Krushevës, Republika Maqedonia Bashkëkohore, Republika Maqedonia Evropiane.

Pyetja është sensitive dhe do të mbetem i kujdesshëm. Këto ditë dua që të jenë ditë të përfundimit të suksesshëm të procesit. Kur të gjitha hollësitë do të kontraktohen, menjëherë do të ndahen me publikun. E ndjeshme është tek ne, e ndjeshme është në Greqi”, tha Zaev dhe shtoi se megjithatë, për pyetjen në fund qytetarët do të vendosin në referendum.