Zaev erdhi në gjykatë, por jo edhe dëshmitari


Në gjykatën penale sot nisi gjykimi për rastin ‘Mitmarrje’, ku i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev, përcjell Aktuale.mk.

Në gjykatë erdhi Zaev, por jo edhe dëshmitari Ivan Nikollov, pasi sic u tha në seancë nuk ka pasur ftesë adekuate.

Zaev akuzohet se si kryetar i komunës së Strumicës ka kërkuar rryshfet prej 160 mijë euro nga biznesmeni Ivan Nikollov për legalizimin e tokës ndërtimore./Aktuale.mk/