Zaev do të takojë partitë shqiptare për gjetjen e kandidatit të përbashkët konsensual


Kryeministri dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev  sot do t’i vazhdojë  bisedat  me partnerët e koalicionit për gjetjen e kandidatit të përbashkët konsensual për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Sot vazhdojmë me takimet me partitë politike të partnerëve tanë të koalicionit nga blloku shqiptar. Së pari do të ketë takim me BDI-në, ndërsa pastaj vazhdojmë me BESËN e Afrim Gashit, si dhe me Menduh Thaçin. Do të bëj përpjekje dhe dua të takohem edhe me Zijadin Selën nga Aleanca për Shqiptarët dhe BESËN e Bilall Kasamit që të mund të bisedojmë dhe të shohim nëse mund të ndalemi pas një kandidati të përbashkët i cili është i pranueshëm për të gjithë qytetarët  nga çfarëdo lloj përkatësie politike, sociale dhe etnike. Besoj  se ajo është e mundshme. Nëse e bëjmë atë, edhe njëherë e konfirmojmë  “një shoqëri për të gjithë” dhe dërgojmë porosi serioze për inkurajim ndaj qytetarëve  për përgjegjësinë tonë të tejkalohemi vetë dhe të ndalemi pas personit  për të cilin prej përpara  besojmë se do të jetë president i  shkëlqyeshëm i Republikës të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Zaev  në përgjigje të pyetjes në promovimin e Parkut teknologjik-shkencor në Shkup.

Theksoi se kërkojnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për të gjithë qytetarët dhe shtoi se  në takimin e mbrëmshëm  me partnerët e koalicionit nga koalicioni i udhëhequr i LSDM-së, liderët e partive  kanë konfirmuar se janë për  kandidat të përbashkët presidencial.

“Ajo është platformë për të cilën bisedojmë, t’i  dëgjojmë qytetarët, të shohim nëse ekziston person i tillë pas të cilit mundemi të gjithë  të bashkohemi edhe si subjekte  politike të përkrahim. Procesi filloi dje. Jam i kënaqur nga partnerët e koalicionit nga Koalicioni “Për jetë”, që finalizohet me  zgjedhjet lokale në vitin 2017. Me to  biseduam edhe në përgjithësi,  në parim  e potencoi përfundimin  se duhet të bëjmë  gjithçka  që ta mbështesim  kandidatin e përbashkët. Gjithsesi atë duhet ta konfirmojnë edhe organet  partiake dhe trupat,  por liderët e konfirmuan si dëshirë”, saktëson Zaev, i cili pasdite në Klubin e deputetë duhet të mbajë takim me liderin e BDI-së Ali Ahmeti.