Zaev: Bashkë në ngritjen e flamurit të Maqedonisë në NATO


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke dhënë lajmin se është pranuar që Maqedonisë ti jepet ftesë për anëtarësimin e vendit në aleancën veriatlatike, ftoi të gjithë qytetarët e Maqedonisë që ti gëzohen kësaj mundësie historike dhe të bashkohen në ngritjen e flamurit të Maqedonisë në NATO.
“Ftesa e hapur e miqve tanë në NATO, është realitet. Maqedonia pas zgjidhjes së çështjes së emrit do të merr ftesë për anëtarësim në NATO. Kjo edhe më shumë do të përshpejtojë hapjen e dyerve të Bashkimit Evropian dhe të sigurojë prosperitet, stabilitet dhe jetë më të mirë për popullin tonë.
Të bashkohemi të gjithë nën flamurin e shtetit tonë kur ai të vendoset para selisë së NATO-së në Bruksel”, ftoi Zaev nëpërmjet mesazhit në rrjetet sociale.