Xanakopulos: Topi është në terrenin e vendit fqinj


Topi në këtë moment është në terrenin e fqinjëve tanë, të cilët do të duhet edhe në praktikë të tregojnë se ka ndryshuar retorika e qeverisë që mund të çojë deri në rezultate të prekshme në marrëdhëniet e dy vendeve, thotë zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos, duke folur për radion Alfa 989.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina në lidhje me pozitat e ndryshme të Shkupit dhe Athinës, në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, diçka që kryeministri grek Aleksis Cipras e ka përmendur si parakusht, ndërsa kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev e hodhi poshtë mundësinë për ndryshime, Dimitris Xanakopulos tha se kjo është lëndë e negociatave dhe edhe njëherë i përsëriti pozitat greke.

“Shumë mirë e dini se një zgjidhje e pranueshme e përbashkët, pikërisht që të jetë e përbashkët, janë të nevojshëm dy. Të nevojshëm janë të dyja palët. Në këtë kuptim ne shumë qartë i kemi treguar pozitat tona. Flasim për emrin e përbërë, i cili vlen për të gjithë dhe do të jetë për përdorim të gjithanshëm. Kjo do të thotë se nuk mund të jetë më ndryshe nga ndryshimi i emrit kushtetues të fqinjit dhe kjo, mendojmë se është korniza në të cilën do të mund të gjendet pikërisht kjo zgjidhje e pranueshme e përbashkët”, tha Xanakopulos.