Xanakopulos: Erga omnes nënkupton ndryshim të emrit kushtetues të fqinjëve


Ndryshim i emrit kushtetues, përdorim në brendi të vendit dhe angazhim i qeverisë pas vetes ta lë irredentizmin, janë kërkesa prej Athinës zyrtare për arritjen e zgjidhjes, sqaron zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos, në një intervistë për radion Selaniku 94.5.

Qëndrimi i Xanakopulosit, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Athina, është se kanë filluar negociata intensive me fqinjët, ndërsa se pozita greke nuk është e qartë.

“Pozita jonë është një emër, erga omnes, që do të përdoret për të gjithë, ndërsa fqinjët tanë do ta përdorin në brendi, gjegjësisht do të ekzistojë edhe ndryshim i emrit kushtetues që të mund të gjendemi në fushën e zgjidhjes”, thotë Xanakopulos për radion dhe shton se Greqia nuk mund ta pranojë retorikën irredentiste prej të kaluarës.

“Qeveria garanton se do të ekzistojë zgjidhje vetëm nëse ekziston angazhim i qartë nga fqinjët tanë se do t’i lënë pas vetes qëndrimet irredentiste dhe ultranacionaliste, që në të kaluarën janë shfrytëzuar prej anës së tyre dhe në kuadër të negociatave dhe në kuadër të ndërtimit të një vetëdije kombëtare. Këto çështje nuk mund të pranohen prej palës greke. Qeveria greke garanton se nuk do të ekzistojë zgjidhje nëse fqinjët tanë i ruajnë synimet irredentiste”, sqaron zëdhënësi i palës greke.

Sipas Xanakopulosit, qëllimi i Qeverisë është të ekzistojë konsensus më i gjerë i mundshëm parlamentar dhe politik për zgjidhjen eventuale.