Vrasja në Reçicë, arrestohen katër persona


Pas incidentit të mbrëmshëm në Reçicë të Vogël në Tetovë ku mbeti i vrarë Naim Rexhepi nga Kumanova dhe u lënduan dy persona, katër veta janë pas grilave kurse autori i dyshuar për vrasje është në arrati. Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. F.M 22 vjeç për momentin gjendet në Klinikën e Shkupit, ndërsa personi tjetër mësohet të jetë ndaluar nga policia pas ndihmës mjekësore që iu dha në spitalin Klinik të Tetovës. Sipas dëshmitarëve okularë, mes dy grupeve ka pasur tre persona të paktën që kanë gjuajtur me armë zjarri ndërsa në përleshjen tragjike kanë qenë të përfshirë edhe persona të paarmatosur. Nga MPB-ja thonë se në vendngjarje janë gjetur 8 gëzhoja plumbash, 3 koka plumbash, gjurmë gjaku dhe një plumb i pa shkrepur.

“Mbrëmë në ora 18:20 minuta është lajmëruar se ka pasur të sht;na me armë zjarri në fshatin Reçicë e Vogël. Janë lënduar N.R dhe S.R nga fshati Bellanoc dhe F.M nga Çerkezi. Personit me iniciale S.R i është dhënë ndihma në spitalin e Tetovës, ndërsa N.R iu është nënshtruar plagëve. F.M për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Qendrën Klinike Spitalore në Shkup. Në lidhje me rastin e mbrëmshëm në fjalë janë arrestuar nga policia katër persona dhe po ndërmerren masa plotësuese për zbardhjen e plotë të rastit”– zëdhënës i MPB-së, Toni Angellovski./alsat m