VMRO: LSDM-ja frikësohet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare


LSDM është e frikësuar nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare  dhe se ajo nuk mund të jetë zgjidhje e problemeve të shtetit, thonë nga VMRO-DPMNE. Si

“LSDM nuk mund të ikë më shumë. Kaosi në të cilin e ka çuar Maqedoninë bëhet gjithnjë më i madh. LSDM nuk është zgjidhje për problemet në të cilat ndodhet Maqedonia, LDSM-ja është problemi”, thonë nga partia opozitare.

Nga kjo parti i bëjnë thirrje Komitetit Qendror të LSDM-së që të mbledh forcat dhe siç thonë, të tregojë përgjegjësi ndaj shtetit dhe qytetarëve dhe të shpallin zgjedhje të parakohshme parlamentare.