VMRO: LSDM e ka varfëruar popullin


Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media akuzon pushtetin për varfërinë e qytetarëve. Ata thonë se për shkak të qeverisë së LSDM-së qytetarët paguajnë tatime më të larta.

“Bujqit, ata që mezi e sigurojnë bukën e gojës këtë vit do të paguajnë për 50 për qind më shumë tatime. Gjithë ata që kanë punuar me kontratë në vepër tani do të paguajnë tatim për 50 qind më shumë. Të prekur nga varfëria, qytetarët fatin do ta kërkojnë në bastore dhe lojëra të fatit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti shtojnë se në zgjedhjet e radhës qytetarët do të shpëtojnë nga LSDM dhe do t’ju kthehet dinjiteti, pasi thonë se do të fitojnë.