VMRO-DPMNE: Në vend të jetës, në Maqedoni erdhi mjerimi


Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim kanë adresuar kritika ndaj Qeverisë së Republikës së Maqedonisë drejtuar nga Zoran Zaev, transmeton Zhurnal.

Nga kjo parti thonë se politikat e LSDM-së e çojnë shtetin deri te fundosja ekonomike. Sipas tyre në vend të jetës, në Maqedoni erdhi mjerimi.

“LSDM është pa ide dhe vazhdon me politikat katastrofale në sferën ekonomike. Në vend që Zoran Zaev dhe LSDM të fillojnë ti përmbushin ato punë që ia premtuan qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ai filloi që të përballet me personat që nuk mendojnë njejtë si ai. Të paraburgosur janë deputet dhe intelektual, në një proces gjyqësor të mirëorganizuar ku qëllimi in vetëm është t’i defokusojnë qytetarët nga problemet reale që ballafaqohet Republika e Maqedonisë”, theksojnë mes tjerash nga partia opozitare, VMRO-DPMNE.