VMRO-DPMNE-ja proteston sot në Kavadar


VMRO-DPMNE  sot do të protestojë qytetin e  Kavadarit, ku do të marrë pjesë edhe lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski dhe figura të tjera të rëndësishme të opozitës.

Marshi protestues do të fillojë në orën 13:00 dhe do të niset nga udhëkryqi “Sashko Geshkovski” deri tek pllaka përkujtimore në Kavadar dedikuar formimit të Komitetit të parë të VMRO-së, pas atij të Selanikikut.