VMRO-DPMNE-ja përjashton 16 delegatë të saj


VMRO-DPMNE-ja ka konfirmuar se janë përjashtuar për arsye të ndryshme 16 delegatë të saj nga Kongresi i kësaj partie.
“Këta delegatë janë përjashtuar për shkak se janë të punësuar apo funksionarë në MPJ, MPB apo trupa rregullatorë ku me ligj ndalohet të anëtarësohen në trupa partiak në se janë funksionar nëpër institucione të ndryshme të shtetit. Kongresi bashkë me delegatët është trupi më i lartë partiak. Për gjitha këto shkarkime është folur me të gjithë veç e veç dhe ka pajtueshmëri prej tyre, ndërsa për një pjesë të madhe edhe dorëheqje me shkrim”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.