Aliu: VMRO-DPMNE është peng i një vlerësimi të nxitur


Qenan Aliu

Vlerësimi ad hok që nga firmosja e Marrëveshjes së Prespës nga ana e VMRO-DPMNE-së – si e dëmshme, kapitulluese dhe tradhëti ishte hapi i gabueshëm. Dhe ky nxitim edhe përkundër mbështetjes dhe vizitave të shumta nga personalitete të vendeve të fuqishme, lidershipit të saj nuk i dha mundësi për të reteruar nga qëndrimi dhe për të përkrahur atë si kompromis inkluziv.

Ky nxitim këtë parti e dëmtoi akoma më shumë, jo vetëm se nuk ariti të konsolidojë rradhët pas kompromitimit të kryesisë paraprake të sajë, por edhe mendimet ndryshe brenda partisë lidhur me referendumin nuk do të perceptohen nga anëtarisa si demokratike por si plasaritje në kupollë.

Kjo do të implikojë rikomponim të kupolës së partisë sepse ky subjekt do izolohet skajshmërisht nga faktori ndërkombëtarë. E partia e izoluar nga ky komunitet nuk mund të arijë synimin për ardhje në pushtet. Megjithatë, mbetet edhe shansi që pason për të shmangur këtë gabim në hapa të lidershipit të saj. E ajo është kohabitimi i partisë dhe deputetëve të sajë me shumicën parlamentare në procesin e amandamentimit të kushtetutës. Kjo do ta evitonte izolimin por jo edhe tendencat për ndryshim të kapaciteteve politike të kupolës së partisë . Në këtë fazë VMRO-DPMNE është peng i një vlerësimi të nxituar.