VMRO-DPMNE do të padisë 200 persona për ditën e referendumit


Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së nesër do të dorëzojë padi penale në Prokurorinë Publike kundër 200 personave prej të cilëve kryetarë të njësive zgjedhore, anëtarë dhe zëvëndës të tyre, nga Struga, Qendra Zhupa, Kërçova, Zhelina, Bogovina, Saraji dhe Plasnica. Për VMRO-DPMNE-në referendumi është i falsifikuar dhe i papranueshëm, njofton Portalb.mk.

Pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit të VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolovski, tha se më nuk do të luftojnë për qeveri, por për mbrojtjen e emrit të Maqedonisë.

“Të gëzuar jemi me rezultatin e referendumit, me të cilin emri kushtetues është ruajtur. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe të ju japin fund politikanëve nga tranzicioni i fundit të cilët po e dërgojnë Maqedoninë mbrapa”, apeloi Nikolovski.

Ai akuzoi Qeverinë se ka kryer presion gjatë dhe pas referendumit, sipas tij 50 mijë votues janë keqpërdorur kurse ata votues që nuk kanë votuar ose kanë votuarkundër u janë ndryshuar vendet e punës.

Nikolovski, lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme përsëriti qëndrimin se VMRO-DPMNE është për formim të Qeverisë teknike 100 ditëshe sipas Marrëveshjes së Përzhinës, ndërkaq kërkohet dhe formim i shtabeve zgjedhore komunale që do të funksionojnë deri në përfundimin e zgjedhjeve presidenciale./Gazeta e Pavarur