Vlerësimi i LSDM-së për kreun e ri të VMRO-së

LSDM ka reaguar pas zgjedhjes së kryetarit të ri të VMRO-DPMNE-së duke thënë se qytetarët dhe i tërë opinioni presin që udhëheqësia e re të braktis politikat e ndarjes, destruktivitetet, bllokadat dhe mbjelljen e urrejtjes.
“VMRO-DPMNE duhet të tregoj përgjegjësi para qytetarëve dhe interesave shtetëror dhe të kyçet në mënyrë konstruktive në proceset që sigurojnë rritje ekonomike, standard më të lartë jetësor, liri, demokraci, sundim të ligjit, integrim të Maqedonisë në BE dhe NATO. Koha e re për bashkëpunim, miqësi i hap perspektivat e Maqedonisë si nj shoqëri në të cilin të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë para obligimeve dhe ligjeve”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.