Vidhet një fëmijë në Klinikën e Shkupit


Mbrëmë rreth orës 21 e 45 minuta, 41 vjeçarja R.Z. nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 13 e 30 minuta, deri sa nuk ka qenë prezente në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, në dhomën ku ka qëndruar me fëmijën e saj të moshës së mitur, në momentin kur është kthyer ka vërejtur se fëmija i saj nuk është aty. Ajo u është drejtuar të punësuarve, të cilët e kanë informuar se një nënë 17 vjeçare, që ka qenë e shtrirë në spital me fëmijën e saj, dhe nuk ka qenë e siguruar, ka ikur nga Klinika që të mos paguajë harxhimet e qëndrimit në spital dhe ajo e ka marrë me vete edhe fëmiun e 41 vjeçares. Pas pak kohe është kontaktuar nga familjarët e 17 vjeçares, që i kanë treguar se fëmiu gjendet tek ata, njoftoi MPB.