(VIDEO) Zaevit i’u dhurua fshesa për të “pastruar” Qeverinë!


Aktori Dragan Spasov Dac në tribunën e LSDM-së në Karposh i’a dhuroi një fshesë kryeministrit Zoran Zaev, për siç tha, pastrimin që duhet ta bëj.

“Për shkak se unë jam i pari që do të jep dorëheqje për arsye morale, kam edhe përgjegjësi morale që të dorëzoj këtë fshesë për pastrimin që duhet të bëhet. Kjo nuk është e dakorduar, ka edhe lopatë ku mund të grumbullohen shumë mbeturina”, ka deklaruar aktori Dac.

Zaev pranoi se për shkak të gabimeve të disa zyrtarëve të partisë nuk kanë marrë rezultatin e pritur në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Nga Karposhi ai premtoi sedo të bëjë pastrim të funksionarëve.