(Video) Zaev: Në qoftë se VMRO-DPMNE nuk na mbështet në Kuvend, atëherë shkojmë në zgjedhje

Nëse ndryshimet kushtetuese nuk sigurojnë shumicën e dy të tretave në Kuvend, kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Zaev ditën e sotme e vlerësoi  si të suksesshme dhe i përgëzoi qytetarët që dolën për të ushtruar të drejtat e tyre të votës në referendum.