(Video) Zaev: Bisedimet vazhdojnë, nuk do të ketë amnisti


Kryeministri Zoran Zaev në pres konferencën pas takimit të liderëve tha se bisedimet vazhdojnë dhe paralajmëroi se të dielën apo të hënën do të ketë takim të ri liderësh.

“Bisedimet janë për referendumin vijues dhe KSHZ-në. Qëllimet strategjike të gjitha partive parlamentare janë anëtarësimi në NATO dhe BE dhe për atë nuk ka kompromise”.

Ai ka shtuar se amnisti nuk do të ketë dhe paralajmëroi se do t’i jepet shans dialogut.