(VIDEO) Samir Mane ndërton “Qytetin e mençur” në Shkup

Afaristi Samir Mane, që njihet si shqiptari më i pasur në Botë, ka paralajmëruar ndërtimin e një qyteze të vogël në Shkup.

Ai planifikon që të investojë rreth 300 milionë euro në hapësirat e Panairit të Shkupit, pasi që kompania e tij e fitoi tenderin për rrënimin e Panairit dhe ndërtimin e një objekti të madh, përfshi hotele, qendër tregtare, banesa, etj.
ë emisionin “Xing me Ermalin”, në Klan Tv, Mane thotë se do të ndërtohet një qytezë me 1400 banesa, qendër të madhe tregtare dhe katër kulla me zyra, dhe quhet “Qyteti i mençur”. /Telegrafi/