(VIDEO) Mickoski i ka thënë Hanit se Maqedonia po ngec në proceset reformuese

Integrimet e Maqedonisë në BE dhe proceset reformuese kanë qenë në fokus të bisedimeve mes kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në kuadër të vizitës punuese të delegacionit opozitar në Bruksel, njofton Portalb.mk.

Mickoski, pas takimit, ka theksuar se e ka njoftuar Hanin se “ka ngecje në proceset reformuese në vend”. Sipas liderit të opozitës, pushteti zbaton reforma të këqija ekonomike, ndërkaq nuk ndodh asgjë në aspektin e reformave në gjyqësor dhe sistemin gjyqësor.

“E ofruam tërë potencialin njerëzor dhe administrativ si VMRO-DPMNE që të mundemi të kontribuojmë dhe të japim vlerë në atë që thuhet se është e mundshme integrimi më i shpejtë i Maqedonisë në kornizat e Bashkimit Evropian”, ka theksuar Mickoski, duke shtuar se opozita ngelet mbrojtësi i interesave shtetërore dhe nacionale.

Sipas kumtesës së VMRO-DPMNE-së, partia e ka njoftuar eurokomesarin me përmbajtjen e takimit që e kanë realizuar të shtunën në Klubin e Deputetëve, me përfaqësuesit qeveritar dhe presidentin Ivanov. Mickoski ka zbuluar se e ka parë propozimin e Nimicit që ua ka dorëzuar negociuesve, ndërkaq ashtu siç tha, i njëjti propozim është i njohur për opinionin.

Mickoski më tej ka shtuar se në shoqërinë e Greqisë dhe konkurrentët politik në vend, nuk ekziston konsensus për çështjen e emrit, kështu që ka apeluar që sa më shpejtë të gjendet zgjidhje për kontestin disavjeçar.