(VIDEO) Lubotenasit i’a përkujtojnë premtimet Zaevit: Shumë premtoi, por asgjë nuk realizoi!


Banorët e Lubotenit, të revoltuar nga ajo që ndodhi tre ditë më parë, e përkujtuan kryeministrin Zoran Zaev për premtimet e dhëna në prag të rethit të dytë të zgjedhjeve lokale në vitin 2017. Zaev premtoi se do të ketë jetë edhe në Luboten.

“Do të ketë ujësjellës dhe ujë të pastër për pije në Luboten, çerdhe, do t’i asfaltojmë rrugët e fshatit, deri te rrugicat e fundit. Deri në fund të vitit 2018, problemet më të rëndësishme për banorët do të zgjidhen . Do t’i zhvillojmë fshatrat. Do të na shkojnë edhe qytetet përpara, nëse ka jetë në fshatra, tha kryeministri Zoran Zaev, më 20 tetor 2017.

Zaev ishte i bindur se do t’i realizonte të gjitha këto premtime, por banorët e Lubotenit të zhgënjyer thonë se fatkeqësisht deri tani nuk ka bërë asgjë.