(VIDEO) Kuvendi i Greqisë ratifikoi Marrëveshjen e Prespës


Me 153 vota „për“, 146 „kundër“ dhe një të përmbajtur Parlamenti Grek sot i dha dritë jeshile dhe e ratifikoi Marrëveshjene e Prespës. Tanimë marrëveshja u ratifikua nga të dyja vendet për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedoni Veriore. Ndryshimi i emrit të Maqedonisë vjen pas 27 vitesh të refuzimit të emrit nga ana e Greqisë. Ky është kushti vendimtar për futjen e Maqedonisë në Nato.

Pati edhe protesta në kundërshtim të votimit të marrëveshjes. Qindra protestues u mblodhen para Kuvendit të Greqisë të enjten mbrëma.