(VIDEO) Ka arritur vinçi në Llaskarcë, autobusi do të dërgohet në kazermën Gjorçe Petrov për ekspertizë


Në autostradën Shkup-Tetovë, në vendin ku ndodhi aksidenti i djeshëm, ka arritur vinçi i cili po e largon autobusin që u rrokullis mbrëmë në fshatin Llaskarcë. Autobusi do të dërgohet për ekspertizë në Kazermën Gjorçe Petrov.

Në vendngjarje prezent kanë qenë hetues dhe pjesëtarë të shumtë policorë por gjithashtu edhe qytetarët e Llaskarcës dhe rrethinës. Hetuesit policorë kanë vërtetuar rrethanat se si ka ndodhur fatkeqësia dhe kanë vërtetuar shenjat e tentimit të frenimit.

Pritet që gjatë ditës së sotme Prokuroria Publike të kumtojë më shumë detaje rreth fatkeqësisë së mbrëmshme në të cilën humbën jetën 14 persona dhe mbi 30 u lënduan.