(Video) Haradinaj: Kushdo që do të më fyejë përgjigjen mund ta marrë me grushte


Kushdo që do ta fyejë kryeministrin duhet të mbahet mirë se përgjigjen mund ta marrë me grushte.

Këtë e ka thënë vetëm kryeministri, që një natë më herët në Rubikon të KTV-së, ku nuk e fshehu mllefin e madh ndaj liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, por edhe ndaj LDK-së.

Ai tha se është i gatshëm të përballet edhe fizikisht me gjithë ata që e fyejnë, por në Vetëvendosje besojnë se nëse do të ndodhë kjo, atëherë fitimtar do të dalë sërish Albin Kurti.

Por te partia e Kurtit po mendojnë seriozisht që t’ia ndërrojnë profesionin kryeministrit.

Në LDK nuk kanë dashur t’i komentojnë fare deklaratat e kryeministrit Ramush Hardinaj, megjithëse ky i fundit foli me të njëjtën gjuhë ndaj tyre dhe Avdullah Hotin e quajti qyqar.