(VIDEO) Edi Ramës i hedhin miell në Kuvendin e Shqipërisë


Është ndërprerë për herë të dytë seanca e Kuvendit, që po zhvillohet sot mes tensioneve të shumta mes mazhorancës dhe opozitës.

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, i ndihmuar nga deputeti Ervin Salianji kanë hedhur miell në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit nuk ka reaguar duke vijuar të qëndrojë i qetë në karrige, ndërkohë që më pas është detyruar të heqë xhaketën.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga Kuvendi Flamur Nokën dhe Ervin Salianjin, duke u shprehur se seanca nuk do të rinisë pa largimin e tyre nga salla.

Deputetët demokratë kanë bllokuar prej më shumë se një ore punimet e Kuvendit, dhe thonë se do të qëndrojnë aty deri në përjashtimin e Edi Ramës.

Opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit dhe pas vendimit të Ruçit për të përjashtuar Nokën dhe Salianjin, tensionit kanë agravuar.

Pasi Noka i hodhi miell të bardhë Ramës në kokë, deputetët e opozitës kanë qëlluar me shishe uji kryeministrin Edi Rama.

Por jo vetëm mësohet se ndaj Ramës është qëlluar edhe me sende të tjera, madje edhe me vezë të cilat janë marrë me vete nga deputetët e PD-së.