(Video) Dimitrov: Biseduam për çështjen e emrit, dialogu vazhdon më 4-5 maj në Selanik


Shefat e diplomacisë greke dhe asaj maqedonase njoftuan se bisedimet kanë ecur në hapa pozitive. Ata u shprehën për mediat se kanë mbetur edhe pak çështje për tu zgjidhur por bëhet fjalë për çështje më të ndërlikuara. Ato theksuan se do i vazhdojnë bisedimet dhe janë optimist për tejkalimin e problemeve.

“Biseduam për të gjitha çështjet që ndërlidhen me çështjen e emrit, për një pjesë të atyre çështjeve ka përparim, për një pjesë edhe më tej ekzistojnë dallime, biseduam që për herë të parë korniza ligjore dhe për hapat që në rast se arrihet zgjidhje si do të duket ajo dhe si do të implementohet. Ky ishte një dialog me shumë mirëkuptim për nevojat e tjetrit, dhe sfida jonë është se si brengat e të dyja vendeve ti bashkojmë dhe të gjejmë mënyrë që ti tejkalojmë. Derisa ne bisedonim bisedime kishin edhe grupet e punës, të cilat në bazë të përparimit që është bëre në Vjen e kanë harmonizuar tekstin për bashkëpunimin e më tejmë në më shumë fusha. Kanë punuar në tekst për mënjanimin e ekstremizimit nga të dyja palët dhe në paragrafët e preambulës së marrëveshjes së ardhshme”, tha Nikolla Dimitrov, ministër i jashtëm i Maqedonisë duke shtuar se për këto bisedime do ti njoftojmë kryeministrat, bisedimet vazhdojnë.

Ndërkohë ministri i jashtëm grek gjithashtu konfirmoi se negociatat do të vazhdojnë më 4 dhe 5 maj në Selanik. Ai gjithashtu potencoi se është shënuar përparim, posaçërisht në pjesën e mënjanimit të irredentizmit. Sipas Kocias kanë ngelur edhe pak çështje për tu negociuar, por që sipas tij janë më të vështirat.

“Do të takohemi përsëri me siguri 3-4 maj në Selanik gjithashtu do të takohemi më 11-12 maj ku do të flasim për të ardhmen e Evropës. Dua te përcjell falënderime edhe për diplomatët e të dy vendeve lëndët të cilën ato po e trajtojnë ne shikojmë përmbarim. Siç e shikoni sa më shumë që njihemi mbesin më pak probleme për të zgjidhur por janë më të vështira. Sot bëmë një hap pozitiv dhe gjithmonë shpresojmë se do kemi sukses që edhe problemet më të vështira ti lehtësojmë. Përpiqemi të zgjedhim probleme që lidhen me të kaluarën po atë punë kanë diplomatët. Do të tentojmë që problemet më të vështira t’i shndërrojmë në probleme të lehta”, tha