(Video) Digjet fabrika e riciklimit në Mëzes të Tiranës

Tymi që del nga fabrika e riciklimit në Mëzes duket nga e gjithë Tirana për shkak të flakëve që kanë përfshirë godinën.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses, flakët kanë vazhduar edhe një orë pas nisjes së zjarrit. Shkaqet e djegies së fabrikës janë ende të paqarta, shkruan lapsi.al.