Vazhdon gjykimi për rastin e 27 prillit


Në seancën e fundit u morën në pyetje katër dëshmitarë, të cilët i sqaruan veprimet e tyre gjatë protestave para Kuvendit, si dhe në ditën kritike më 27 prill të vitit të kaluar. Për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 të akuzuar janë gjithsej 33 persona, nga të cilët 31 persona për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.

Mes të akuzuarve janë shumë deputetë, të punësuar në MPB, sigurim të Kuvendit dhe artistë. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën, por nuk ndjehen fajtorë./Gazeta e Pavarur