Vanhojte: Prokurorët të lihen ta kryejnë punën e tyre për rastin “Reket”


Eksperti belg Piter Vanhojte, i cili ishte angazhuar në procesin e negociatave për Marrëveshjen e Përzhinës, doli me reagim për rastin e Prokurorisë Publike “Reket”.

Ai në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se çfarëdo që të kishte ndodhur në Zyrën e prokurorit publik special, është me rëndësi të ndërpriten të gjitha spekulimet dhe t’u lejohet prokurorëve të kryejnë punën e vet.

Vanhojte bën thirrje se nëse konfirmohet se ka pasur keqpërdorim të fuqisë, njerëzit që kanë qenë të përzier në të, duhet të dënohen, por fillimit të ndërpriten spekulimet.

“Duke e analizuar këtë çfarë po ndodh, pyetja ime e parë është: pse kjo menjëherë del në sipërfaqe? Kush qëndron pas kësaj? A ka arritur Katica Janeva i ka prekur disa njerëz të cilët kanë besuar se janë të paprekshëm dhe janë mbi ligjin? Si përgjigje të kësaj “në interesin e kujt është kjo që po ndodh”, munda  të siguroj një listë të gjatë të emrave, por kjo nuk do t’i ndihmojë vendit të shkojë përpara”, ka shkruar Vanhojte në Fejsbuk.

Vlerëson se një punë është e qartë, ndërsa kjo është se politikanët sërish e prishën punën dhe në vend që të garantojnë gjyqësi të paanshme dhe të pavarur, politikanët nga të gjitha partitë vazhduan me betejat e tyre personale dhe harruan, siç tha,  në implementimin e drejtë të parimeve themelore demokratike, siç është ndarja e fuqisë dhe nevoja për gjyqësi të pavarur.

“Kjo dëshmon se ende ka një rrugë të gjatë për t’u kaluar. Mund vetëm të shpresoj se shoqëria civile   sërish do të zgjohet dhe do të kërkojë të respektohen vlerat demokratike, madje edhe nga ana e politikanëve. Dhe në fund, çfarëdo që të ndodhë, hetimet me bisedat e përgjuara mund të vazhdojnë. Kjo është ngarkesë e të kaluarës, por askush nuk duhet të harrojë çfarë ka ndodhur, dhe ata të cilët ishin të përfshirë në të, përfshirë edhe Gruevskin, janë dënuar në mënyrë përkatëse dhe në fund edhe të dënuar.

“Edhe BE-ja edhe Orbani duhet të jenë të vetëdijshëm se askush nuk mundet t’i japë azil një personi të tillë, edhe në të  njëjtën kohë të kërkojë nga Maqedonia e Veriut ta respektojë sundimi  e të drejtës. Për këtë edhe kjo duhet të korrigjohet!”, ka shkruar Vanhojte në Fejsbuk.