Van Rompoj: Pa hyrjen në BE, lufta qytetare e mundur në shtetet e Ish-Jugosllavisë


Ish kryetari i Këshillit të Evropës Herman Van Rompoj paralajmëron se në rast se shtetet e Ballkanit Perëndimor dështojnë ty kyqen në Bashkimin Evropian, mund të rikthehen luftërat në rajon.

Rompoj i cili është ish kryeministër i Beligjikës dhe paraardhës i Donald Tusk në Këshillin e Evropës në intervistë për mediat franceze fliste për rezistencën ndaj vendeve perëndimore anëtare të BE-së ndaj anëtarësimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE.

“Unioni Evropian është projekt paqësor dhe nëse shtetet e Ish-Jugosllavisë nuk bëhen pjesë e familjes evropiane atëherë lufta qytetare mund të rikthehet tek ato shtete”, vlerëson Van Rompoj.