Vajgëll: Mickoski tha se do të bashkëpunojë me pushtetin për reformat evropiane


Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll pas takimit me liderin e opozitës maqedonase, Hristian Mickoski, për MIA-n porositi se ka marrë konfirmim se opozita do të jetë konstruktive për reformat e nevojshme për BE, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

“Theksova se interes kryesor i Parlamentit Evropian dhe i imi si raportues për Maqedoninë është që të vazhdojë vendi në rrugën drejtë BE-së dhe Unioni ta mbajë premtimin që të fillojnë bisedimet në qershor, ndërsa Mickoski tha se VMRO-ja do të bashkëpunojë me qeverinë për reformat dhe legjislacionin që ka lidhje me anëtarësimin në BE dhe se do të jetë partner i besueshëm”, theksoi Vajgëll.

Mickoski i ka përsëritur kritikat e partisë së tij drejtë Marrëveshjes së Prespës, por Vajgëll nuk beson se VMRO-DPMNE-ja do ta vendoste marrëveshjen në rrezik nëse nuk vjen në pushtet.

“Ai ishte kritik ndaj kësaj, por në fund të fundit është me rëndësi që punët të ecin përpara dhe të realizohet Marrëveshja”, tha Vajgëll duke shtuar se VMRO-DPMNE-ja janë kritikë për Marrëveshjen e Prespës dhe janë shumë kritikë drejtë qeverisë, por unë vlerësoj se roli i opozitës është që të jetë kritikues dhe korrigjues i pushtetit, por se duhet të jetë konstruktive kur bëhet fjalë për punë të cilat janë në interes të të gjithë shtetit”.

Situata në Greqi drejtë Marrëveshjes së Prespës, thotë Vajgëll është më kritike, edhe pse ai shpreson se të gjithë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e saj.

“Aty ku është shumica është ngushtë si në Greqi, ekziston rrezik që të vjen deri në ngadalësim por nuk besoj se do të vjen deri te kjo, në fund politikanët grekë janë të vetëdijshëm se Marrëveshja e Prespës nënkupton konsolidim të rasteve politike në rajon, që është me interes të madh për perëndimin”, shton ai.

Për fund, Mickoski ka shfaqur shqetësim për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe ka kërkuar që të sigurohet prani e fuqishme e mbikëqyrësve të huaj”, kumtoi Vajgëll.

“Nuk shoh arsye që zgjedhjet të mos jenë korrekte, por mendoj se duhet që edhe qeveria dhe KSHZ-ja të bëjnë gjithçka që zgjedhjet të jenë të rregullta dhe pasqyrim i atmosferës demokratike dhe tolerante”, porositi raportuesi për Maqedoninë në PE.