Uashingtoni, presion për hyrjen e Maqedonisë në NATO


Qeveritë e Greqisë dhe Maqedonisë kërkojnë mënyra për përshpejtimin e zgjidhjes së çështjes së emrit, njofton Agjencia gjermane DPA duke u thirrur në burime qeveritare në Athinë.

Nga qarqe diplomatike mirë të informuara, DPA mëson se po krijohet një “dinamikë e re” në kontestin. Por prej atje rekomandojnë se është rëndë të pritet zgjidhje e shpejtë, pra porosisin se nuk duhet të pritet zgjidhje “sot për nesër”, njofton DW.

Të njëjtat burime diplomatike për DPA thonë se “SHBA-të po bëjnë presion për zgjidhje dhe hyrje të shpejtë të Maqedonisë në NATO që të ndalohet ndikimi rus në Maqedoni”.

Si zgjidhje propozohet parashtesa para emrit Maqedoni si Maqedonia e Epërme, e Re apo Veriore, transmeton Medial.mk.

DPA madje përcjell vërtetim nga kabineti i Ciprasit për bisedën telefonike mes kryeministrit të Maqedonisë dhe atij grek, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.