Tuntev: Interpelanca është arsyetim i juaji për tu kthyer në Kuvend


Kjo interpelancë është shumë dëshpëruese, kam pritur në vend për mosbesim të Qeverisë të diskutojmë për reformat që po zbatohen, deklaroi Tomisllav Tuntev pas sqarimit të opozitës se pse kërkon votim për mosbesim të Qeverisë, transmeton Zhurnal.

“A është ky kthimi i madh? Kjo është vetëm arsyetim i juaji që të ktheheni në Kuvend. Pas 4 muajve nëse kishin ardhur deputet të tjerë do u ishte e logjikshme ky arsyetim për interpelancën, por ju jeni po të njejtit të cilët para 3 vite kanë dëgjuar se si ka qeverisur Qeveria e tyre”, tha Tuntev.

Opozita sot u kthye në Kuvend pas 4 muaj pauzë. Kërkesa për votim të Mocionit është nënshkruar nga 42 deputet, por VMRO-DPMNE presin sot para mesnatës të votohet mosbesimi ndaj Qeverisë edhe pse për këtë do të duhen 61 deputet.