Tre fëmijë të sëmurë me fruth në gjendje kritike

Një fëmijë me paralizë cerebrale, që është sëmurë me fruth dhe ka ndezje të rëndë në mushkëri, është në gjendje kritike në Klinikën për sëmundje infektive, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Nga Klinika për sëmundje të fëmijëve, informuan se dy fëmijë të sëmurë me fruth të hospitalizuar tek ata, janë në gjendje kritike.

Filipçe theksoi se dinamika edhe gjatë ditës së djeshme është e zakonshme, njëjtë sikur edhe ditët e kaluara, rreth katër deri pesë raste me fruth pranohen në Klinikën për sëmundje infektive. Në Klinikën për fëmijë në Kozle, informoi Filipçe, janë sistemuar vetëm pacientë me grip, nuk ka pacientë me fruth.

“Këto masa që i kemi marrë deri më tani kanë dhënë rezultate të kënaqshme – mbi 6.000 fëmijë tashmë janë vaksinuar. Shpresoj se dinamika e njëjtë do të vazhdojë edhe më tej edhe në periudhën e ardhshme do të kemi më shumë fëmijë të vaksinuar. Kjo është një nga mundësitë që kjo epidemi të përfundojë sa më shpejt që është e mundur. Të gjithë fëmijët që janë të pavaksinuar janë në rrezik jashtëzakonisht të madh që të sëmuren nga fruthi”, shtoi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas fjalimit në Forumin nacional për shëndetësi të quajtur “Për jetë të shëndetshme: rruga deri te mbrojtja shëndetësore cilësore dhe efikase primare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.