Transparency International: BDI-ja keqpërdori buxhetin për qëllime partiake


Bashkimi Demokratik për Integrim ka keqpërdorur fondet buxhetore dhe të holla nga fondet publike për të financuar partinë, njoftoi sot organizata Transparency International. Nga atje kanë zbuluar se si donatorë për partinë janë paraqitur edhe kompanitë shtetërore si Postat e Maqedonisë, Aeroportet e Maqedonisë dhe Hekurudhat e Maqedonisë. Kjo është në kundërshtim me ligjin për financimin e partive politike dhe ligjin për parandalimin e korrupsionit. Përdorimi i fondeve buxhetore si dhe parave nga fondet publike dhe ndërmarrjet publike për financimin e fushatave partiake, është e ndaluar. Transparency Internashnl – Maqedoni për këtë rast e ka njoftuar edhe Prokurorinë Themelore Publike për procedime të mëtejme.