Trampi deri te Zaevi: Maqedonia e veriut është partner i madh i SHBA-së


Në emër të popullit amerikan, Ju uroj për ratifikimin dhe implementimin e Marrëveshjes së Prespës. Kjo është një arritje më historike në Ballkan pas Marrëveshjes së Dejtonit dhe dëshmon për lidershipin Tuaj të guximshëm, theksohet në letrën e presidentit të SHBA-së Donald Tramp të cilën e dërgoi sot deri te kryeministri Zoran Zaev.

Siç kumtuan nga pres shërbimi qeveritar, Trampi në letër ia ka uruar Zavit për lidershipin dhe përkushtimin, dhe thekson se Maqedonia e Veriut është partner i madh i SHBA-së.

 “Në emër të popullit amerikan, Ju uroj për ratifikimin dhe implementimin e Marrëveshjes së Prespës. Kjo është një arritje më historike në Ballkan pas Marrëveshjes së Dejtonit dhe dëshmon për lidershipin Tuaj të guximshëm. Përmes përpjekjeve Tuaja  me kryeministrin Cipras, keni siguruar të ardhme më stabile dhe më prosperuese, jo vetëm për të dyja vendet tuaja, por edhe për të gjithë rajonin. vendi juaj tani do ta marrë vendin i cili i takon në Aleancën Veriatlantike si Republika e Maqedonisë së Veriut. Shpresoj se Marrëveshja e Prespës do të shërbejë si inspirim për shtetet e tjera në rajon. Ai e potencoi të vërtetën thelbësore se me guxim dhe aftësi politike për fokusim të dobisë afatgjatë kundrejt rreziqeve afatshkurtra, liderët mund të bëjnë kompromise të rënda të cilat janë të domosdoshme që t’i drejtojnë vendet e tyre në rrugën drejt një të ardhme më të ndritshme. Edhe njëherë Ju uroj për lidershipin dhe përkushtimin ta sillni këtë proces deri në fundin e tij, nga negociatat përmes ratifikimit dhe deri te implementimi i tij i plotë. Maqedonia e Veriut është partner i madh i Kombeve të Bashkuara të Amerikës. Ne gëzohemi që do të mund t’ju presim si aleatja jonë e 30-të në Aleancën Veriatlantike dhe  të vazhdojmë me punlën tonë të përbashkët me qëllim që të sigurojmë paqe dhe prosperitet të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Trampi në letrën dërguar Zaevit.