Todorov: Më përjashtuan nga VMRO-DPMNE e shndërruar në fraksione anti-perëndimore

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe funksionari i lartë i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov pas largimit nga anëtarësia së partisë VMRO-DPMNE, publikoi një status në rrjetin social Facebook.

“Ditën e Luftës Revolucionare të Maqedonisë, për mua ditë e VMRO-së,  e kam pritur me shumë zhgënjim. Por, jo nga fakti që është dhënë propozim për shkakrimin tim nga partia të cilës ia kam përkushtuar jetën dhe rininë time, të cilës së bashku me bashkëpartiakët e mi i kemi sjellë shumë fitore dhe arsye për të festuar. Nuk është ky shkaku për zhgënjimin tim, sepse e dinë se nuk më kanë përjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga partia ime. Ata më përjashtuan nga fraksioni i transformuar i VMRO-së, i shndërruar në fraksione Anti-Perëndimore, Anti-BE dhe Anti-NATO. Në një anti-reformë, anti-perëndimore, jodemokratike dhe anti-maqedonase të VMRO unë nuk gjej veten. Prandaj, dua t’i falënderoj ata për të më shpëtuar nga kjo turp për të qenë pjesë e fraksionit të tyre. VMRO mbijetoi dhe kaloi shumë, dhe gjithashtu do t’i mbijetojë “, shkroi mes tjerash Todorov në Facebook.