Todorov do të votojë “PËR” në referendum


“Maqedonia duhet patjetër të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s. Unë do të dal dhe do të votojë Për në referendum. VMRO-DPMNE nuk duhet ta bojkotoj referendumin”.
Ky është komenti i Nikolla Todorov, ish ministër i Shëndetësisë dhe i Arsimit në Maqedonisë, njëkohësisht anëtar i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, e cila është kundër Marrëveshjes së Prespës dhe si pasoj e saj deklarojnë se nuk do të dalin në referendumin, i cila do të zhvillohet më 30 shtator.
Todorov gjatë debatit “Debatojmë për NATO”, më tej shprehet se ai nuk del kundër kornizës së qëndrimit të partisë së tij, mirëpo siç u shpreh VMRO thotë se qytetarët duhet vetë të vendosin nëse duan ose jo të dalin për referendum dhe se “Unë e dëgjoj zemrën time, e cila më thotë se, duhet të dal të votoj”, është shprehur më tej Todorov, raporton SHENJA.