“Titaniku”, Jankullovska për zgjedhjet e 2011: Kemi shpenzuar gjithçka që kemi pasur


inistrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska i është ankuar ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, se kanë shpenzuar gjithçka që kanë pasur për zgjedhjet e vitit 2011 dhe se tani nuk kanë as benzinë për policinë. Këto biseda u dëgjuan në seancën e stome për rastin “Titanik”, ku “bombat” e dëgjuara po dëshmojnë se policia përpos obligimeve zyrtare ka qenë e kyçur edhe në aktivitet partiake.

Janakievski në bisedë me Jankullovskën, i ankohet asaj se shumë policë nga Strumica janë sjellë në Tetovë, dhe për këtë arsye votuesit rom janë lënë pa përkujdesje, gjegjësisht lehtë kanë mundur të tjerët t’i blejnë votat e tyre. Ajo i thotë se janë njerëz nga njësiti special dhe të njëjtit mund t’i kthej lehtë, por se nuk ka nevojë për një gjë të tillë.

“Nuk është e saktë se nuk ka njerëz, problemi është se nuk ka benzinë. Askund nuk kemi benzinë, jo vetëm në Strumicë. Zgjedhjet janë kah fundi dhe kemi shpenzuar gjithçka që kishim. Kemi nga 20 litra në stacion. Në hetim njerëzit shkojnë me makina private. Nëse ka vrasje shkojnë me makinat e tyre”, theksoi Gordana Jankullovska, ish ministresha e Punëve të Brendshme.

Më pas në “bombat” dëgjohej se si Mile Janakievski, dy ditë para zgjedhjeve ka urdhëruar inspektorë që të mbyllen pesë dyqane për miell në një mahallë të etnitetit rom në Strumicë. Janakievski i lajmërohet ish drejtorit të Drejtorisë për të ardhura publike, Goran Trajkovski, të cilit i thotë se inspektorët nuk guxojnë t’i lejnë dyqanet as të lëvizin, e jo më të ndajnë miell për qytetarët. Nëse nuk munden t’i mbyllin dyqanet, ai u urdhëron që t’u thonë qytetarëve që të mos e marin miellin pasi është kancerogjen.

“Dyqanet janë përplot me miell dhe vaj. Lësho inspektorë që t’i mbyllin. Me ato Zaevi do të blejë vota. Inspektorët të mos lëvizin prej aty”, tha Mile Janakievski, ish ministër i Punës dhe Politikës Sociale.

Më tej në një nga “bomba” dëgjohet edhe zëri i kryetarit të tanishëm të KSHZ-së, Oliver Derkovski, të cilit, Janakievski i kërkon që të mobilizohet në ditën e zgjedhjeve. Për mediat, Derkovski ka thënë se ai merr pjesë në zgjedhjet që nga viti 2011 dhe se nuk i kujtohet se a i ka zbatuar urdhrat e Janakievskit. Derkovski në vitin 2011 ka qenë kryetar i ”Hekurudhave të Maqedonisë”.