Thaçi i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Urdhëro po deshe, ne jemi të gatshëm!


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  i pyetur lidhur me deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se do të nis ushtrinë drejt Kosovës, Thaçi tha se këto janë vetëm deklarata për konsum të brendshëm në Serbi.

“Është deklaratë populiste, që kryesisht ka parasysh opinionin e brendshëm në Serbi, Vuçiq e di shumë mirë se s’mund të lëvizë në drejtim të Kosovës,  diçka që është e paimagjinueshme dhe e pamundur e edhe ai është i bindur, por në çdo rast institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe FSK’në,  janë në gjendje gatishmërie. Askush nuk ka nevojë ti mbrojë njerëzit që e kanë shkelur ligjin. Beogradi do të duhej të tregonte një bashkëpunim konkret për këtë punë. Ka pasur pretendime për barrikada por rrugët janë të hapura.” “Kufiri i Kosovës është i njohur edhe ndërkombëtarisht. Serbia dhe Vuciq nuk kanë menduar që do të jemi të pavarur por ja që jemi të pavarur tashmë”, përfundoi Thaçi.