Teodorakis: Rruga e Shkupit deri në NATO dhe BE kalon përmes Athinës


Zaev duhet të kuptojë se rruga deri në NATO dhe Evropë kalon përmes Athinës, thotë lideri i partisë Potami, Stavros Teodorakis në intervistë për radion greke “Real fm”. Duke i komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit të Maqedonisë, Teodorakis hodhi poshtë çdo mundësi që të ekzistojë marrëveshje për formulë të dyfishtë për emrin, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

“Nuk ekziston çështja për emër të dyfishtë. Do të duhet të kuptojë Zaevi, i cili në fillim tregoi seriozitet, do të duhet të kuptojë se rruga për në NATO dhe për Evropë nuk është drejtë tatëpjetë, por kalon nga Athina. Kjo duhet ta kuptojë”, thotë lideri i partisë Potami.

Shpjegoi se ai është një nga ata që mbështesin kompromis, por porosit se edhe pala e Maqedonisë duhet “t’i bëjnë lëshimet e domosdoshme”.

“Irredentizmi do të duhet të niset nga Kushtetuta dhe nxënësit. Nëse mendohet në atë se nuk do të arrijmë ta ndryshojmë Kushtetutën, por do të zotohemi në KB, do të zotohemi në NATO, do të zotohemi në Bashkimin Evropian se do ta bëjmë këtë, qartë se këtë do ta pranojmë”, potencoi Teodorakis.

Sipas liderit të partisë Potami, marrëveshja nuk do të jetë me Greqinë, por me KB-në, me BE-në dhe NATO-n dhe “çmimi i çfarëdo lloj lëshimi për Shkupin do të jetë i madh”.