Televizioni italian dosier mbi Shqipërinë: Me marijuanë bëhen para, paratë blejnë pushtetin, pushteti-votat

Radio Televizioni italian Rai Due ka realizuar një tjetër dosier mbi Shqipërinë duke e idenfikuar si rajoni i 21-ë i Italisë.

Gazetari italian, Leonardo Zelino, ka ndjekur nga Tirana të gjitha protestat e fundit të opozitës si dhe akuzat e saj mbi shitblerjes së votës e trafiqet e drogës.

“Shqipëria është përfshirë nga një krizë që ka çuar mijëra manifestues të protestojnë kundër qeverisë socialiste të Edi Ramës”, thotë gazetari.

“Vendi i shqiponjës ka partner kryesor tregtar Italinë, një ekonomi në zhvillim e shpreson të hyjë në Bashkimin Europian, por i duhet të lajë hesapet me kriminalitetin e lidhur me trafikun e drogës e korrupsionin.”

Dosjer i TG2 rrëfen kontraditat e Shqipërisë mes trazirave të politikës, e turizmit në zhvillim duke u ndalur veçanërisht në trafikun e drogës e shitblerjen e votës gjatë zgjedhjeve të 2017.

Pas një hyrje mbi historinë e emigrantëve të parë shqiptarë që pas regjimit komunist mbërritën në Itali, reportazhi ndalet në trafiqet ilegale mes Shqipërisë e Italisë, fillimisht me kontrabandën e cigareve e më pas me trafikun e drogës dhe të armëve.

“Nëse pas viteve 2000 kontrabanda e cigareve është reduktuar, trafiku i drogës dhe i armëve nuk është ndaluar e Adriatiku është shndërruar në autostradën e marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas raportit të Europol, në vitin 2017 Shqipëria është vendi kryesor i kultivimit e trafikut të marijuanës e për kontinentin e vjetër, Shqipëria është Kolumbia e drogës”.

“Pas operacionit të çlirimit të Lazaratit nga kutlivimi i kanabisit, rezultati çoi në përhapjen e kultivimit të kanabisit në të gjithë vendin” ,thotë gazetari italian, një biznes ky që kap vlerën e 2 miliardë euro, 1/5 e PPB shqiptare.

Gazetari italian, Leonardo Zelino, interviston drejtorin e policisë shqiptare Ardi Veliu i cili thotë se statistikat e vitit 2018 tregojnë krejt të kundërtën.

“Në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane janë kryer 180 orë fluturime e janë gjetur vetëm 670 plantacione me kanabis”.

Por telekamerat e Rai Due zhvendosen në zyrën e liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili thotë se “nëse plantacionet e mbjella me kanabis janë redukutuar, në vend sot janë shtuar serat e mbuluara e të mbjella me kanabis”.

Sipas Berishës, importimi i bananeve në Shqipëri gjatë viteve të fundit është rritur 10-fish e droga transportohet përmes kontejnerëve të bananeve apo me mallra të tjera.

“Kriminaliteti shqiptar, thotë lideri historik i PD, riinveston nga marijuana në kokainë e këtë e dëshmon kapja e 613 kg kokainë e fshehur në kutitë e bananeve të ardhura nga Kolumbia”.

Por dhe sipas autoriteteve italiane, kirminaliteti shqiptar ka bërë aferë me mafian kalabreze Ndragheta e zotërojnë trafikun e drogave të rënda në Europë, duke përdorur marijuaën si monedhë për të blërë kokainë nga Amerika e Jugut e heroinë nga Afganistani.

Gazetari italian zhvendoset në Shijak e Durrës e analizon përgjimet telefonike të bëra publike nga Voice of America mes kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako e vëllezërve Avdulaj, të cilat dëshmojnë mbi shtiblerjen e votës e së bashku me dhjetra e dhjetra faqe të dosjes 339 përmbajnë prova të lidhjes së mazhorancës me krimin e organizuar në vend.

Në Shijak gazetari italian takohet me Iglin, i cili me fytyrë të fshheur tregon se ka gati në magazinë sasi marijaunë të gatshme për t’u trafikuar drejt Italisë.

“Me marijuanë bëhen para, paratë blejnë pushtetin e votat”, thotë Igli, trafikanti i Shijakut i intervistuar nga Leonardo Zelino.

Në fokusin e gazetarit italian vihen dhe dy ish-ministrat e Brendshëm të qeverisë Rama, Tahiri i përfshirë në akuzat e lidhjes me narkotrafikun e Xhafaj me një vëlla të arrestuar për drogë në Itali.

I intervisuar për televizionin italian, deputeti i PD-së Agron Shehaj shfaq dokumentin e firmosur të dorëheqjes së tij nga Parlamenti si i vetmi instrument që kanë në duar për të bllokuar një qeveri të lidhur me krimin e korrupsionin.

“Qeveria e Ramës i ka blerë votat gjatë zgjedhjeve të fundit”, thotë për median italiane dhe lideri i PD-së, Lulzim Basha.

E prokuroria ka prova që dëshmon këtë fakt të kryer nga Partia Socialiste.oranews

Ndërsa kryeministri Rama shprehet se “rregullat e demokracisë janë të qarta, populli është sovran . Ne kemi mandatin e popullit e nuk mund të vihemi në diskutim nga minoranca. Shitblerja e votës ekziston si në Itali e në Shqipëri, por nuk ekziston që ky fakt të vendos fatin e zgjedhjeve”.

Kriza politike që ka përfshirë Shqipërinë, thotë gazetari italian u spostua dhe në talk-et mediatike italiane e ku kryeministri Rama ka qetësuar sipërmarrësit italianë duke i garantuar sigurinë e investimeve të tyre në Shqipëri.

Gazetari italian i Rai Due ka intervistuar dhe analistin Artur Zheji drejtues i emisionit 360 gradë në RTV Ora i cili shprehet se “këta zotërinjtë e drogës janë dhe zotërinjtë që gjatë fushatave elektorale të sjellin shumë vota, të garatojnë e të mbajnë në pushtet. E kjo u shfaq dukshëm në zgjedhjet e 2017 ku u deformua mbi 25 % vota e shqiptarëve.”

Sipas Zhejit, mbi 10 politikanë të së majtës shqipare janë përfshirë në vepra të rënda penale por ky fenomen ka prekur të gjitha forcat politike shqiptare.

Reportazhi i Rai Due ndalet dhe në realitetin e sipërmarrësve italianë në Shqipëri. Njëra prej tyre, Silvia Minotti, e cilla ka të punësuar 30 punëtorë shqiptarë, shprehet se një nga anët më të errëta të realitetit në këtë vend është korrupsioni.

“Të vjen për kontroll një inspektor me orë dore floriri që kush e di sa rroga duhen për ta blerë e aty kupton se çfarë është korrupsioni”.

Këtë fakt e plotëson dhe Ambasadori italian në Tiranë Cuttilo i cili thotë se “prej 30 vitesh korrupsioni është mjaft i përhapur në vend, pavarësisht ngjyrave politike. Është një problem strukturor që kërkon dhe një zhvillim kultural.”

Syri kritik i gazetarit italian trajton dhe një tjetër fenomen tragjik të realiteti shqiptar sot, gjakmarrja,. Familje të shuara, burra e fëmijë të ngujuar për shkak të Kanunit, i cili kërkon larjen e gjakut me gjak.