Takim i ri mes Kocijas dhe Dimitrov në Ohër


Të enjten, më 12 prill sipas mediave greke në Ohër do të mbahet takimi i radhës mes ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kocias dhe Nikolla Dimitrov.

Siç njofton korespodenti I MIA-s nga Athina, shefi i diplomacisë greke do të zhvilloj një mini turne ballkanik, me ç’rast fillimisht do të ndaloj në Beograd, më pas në Ohër dhe turnin e tij do ta përfundoj me vizitën në Prishtinë.

Në rast se do të realizohet takimi i lartpërmendur mes Kocias dhe Dimitrov, do të jetë takimi i tret i tyre në më pak se një muaj.

Ndërkohë siç është raportuar deri më tani në rast se do të shënohet përparim në negociata, nuk përjashtohet mundësia që bisedimet të kalojnë në nivel më të lartë, që nënkupton takim me dy kryeministrave Zoran Zaev dhe Akelsis Cipras./zhurnal