Suspendohet nga puna punëtori i “Higjienës komunale” i cili hodhi mbeturina në lumin Vardar


Punëtori nga “Higjiena komunale”, i cili ishte zënë se si mbeturinat e mbledhura i hedhë në lumin Vardar, u suspendua nga puna.

Nga ndërmarrja publike përmes kumtesës informuan se sot është sjellë vendim për largimin e tij nga vendi i punës.

“Bëhet fjalë për punëtor të angazhuar në Sektorin për mirëmbajtje të pastërtisë publike, i cili ka kryer kundërvajtje të rëndë disiplinore, duke e prishur me atë rast imazhin e NP “Higjiena komunale”-Shkup. Për këto arsye u soll vendimi, sot, më 10.06.2019, ky person të largohet nga vendi i punës”, ceket në kumtesë.

Rasti u zbulua kur në rrjetet sociale dhe në disa portale u publikua video material  në të cilin shihet se si një punëtor i NP “Higjiena komunale” i hedhë mbeturinat e mbledhur anë Vardar.

Nga NP “Higjiena komunale” theksojnë se nuk do të tolerohet asnjë shkelje e etikës së punës dhe disiplinës apo tentime për prishjen e imazhit të ndërmarrjes dhe se kundër kryesve do të ndërmerren masat më të rrepta ndëshkuese.