Strategjia e Francës për BP: Rajoni shënon progres, por duhen reforma të shumta


Ambasada franceze në Shkup sot e publikoi Strategjinë e Francës për Ballkanin Perëndimor, e cila doli pas samitit të djeshëm joformal në Gjermani dhe Francë me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Berlin.

Samiti u mbajt me nismë të presidentit francez Emanuel Makron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, ku mori pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Federika Mogerini.

Siç thonë nga ambasada franceze, takimi ishte një mundësi për të diskutuar sfidat e perspektivës evropiane të rajonit dhe të theksohet rëndësia e pajtimit, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

Në Strategjinë e Francës për Ballkanin Perëndimor theksohet se rajoni ka shënuar përparim të konsiderueshëm që nga fillimi i viteve 2000 dhe përfundimi i konflikteve të armatosura, por nevojiten reforma të shumta për të mundësuar stabilizimin e rajonit dhe për të përballuar sfidat me të cilat ballafaqohet.

Ndër sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni, në Strategji përmenden kontestet e pazgjidhura politike, ndonëse siç përmendet në Marrëveshjen e Prespës ka progres të dukshëm dhe një shembull për dialog rajonal, çështjet ekonomike dhe sociale, vështirësitë gjatë vendosjes së përhershme të sundimit të ligjit, çështjet e sigurisë, si dhe ndikimet e jashtme që e riorientojnë rajonin nga perspektivat e saj evropiane.

“Në bazë të kësaj vërejtje, presidenti francez ka kërkuar miratimin e një strategjie konkrete për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që Franca të ketë pjesë më të madhe në stabilizimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian për zhvillimin e tyre ekonomik dhe social dhe për forcimin e sundimit të ligjit, thuhet në dokument.

Si masa konkrete theksohet se Franca do t’i intensifikojë marrëdhëniet e saj politike me vendet e rajonit dhe do të forcojë bashkëpunimin e saj bilateral me vendet e rajonit në katër fusha – zhvillimi ekonomik dhe social nëpërmjet ndërhyrjes së Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD).

Potencohet se ndihma vjetore e siguruar nga AFD (fillimisht 100-150 milionë euro) do të shërbejë si një mbështetje për financim prej donatorëve të tjerë, në veçanti Institutit gjerman të kreditit për rindërtim (KfV), me të cilin bashkëpunon.

Franca, thuhet në dokument, do të mbështesë luftën kundër tregtisë së paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta dhe do të zbatojë udhëzimet franko-gjermane për mobilizimin e vendeve në rajon përmes masave konkrete. Do të vendos Njësi të përhershme të inteligjencës në fushën e kriminalitetit (UPRC).

Mëtej, Franca do të vazhdojë bashkëpunimin teknik në luftën kundër trafikimit të drogës, trafikimit të armëve dhe trafikimit të njerëzve dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Do të krijohet bashkëpunim i ri në fushën e krimit financiar dhe ekonomik, luftën kundër tregtisë së mallrave kulturore dhe llojeve të mbrojtura, si dhe krijimin e ekipeve të përbashkëta të hetimit me të gjitha vendet e rajonit.

Në Strategji theksohet se do të intensifikohet këmbimi me vendet e rajonit, marrja e komandës së operacionit EUFOR-Altea në 27 mars, rritjen e trajnimit për oficerë për vendet e Ballkanit Perëndimor në shkollat franceze të stërvitjes, si dhe qytetarët nga këto vende në Institutin për studime të larta kombëtare të mbrojtje kombëtare (IHEDN), si dhe mbështetje për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në operacionet e përbashkëta paqeruajtëse jashtë vendit.